Fitorja e LDK-sė nė Kamenicė ėshtė e padiskutueshme

Anibar Image

Nė prani tė qindra banorėve tė fshatit Hogosht, tė mėrkurėn u mbajt tubimi parazgjedhor i Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Kryetari aktual i Komunės sė Kamenicės, njėherėsh kandidat pėr kryetar tė kėsaj komune, Shaip Surdulli, tha se kėtė fshat e vlerėson shumė, ngase ėshtė njė fshat me tradita e vlera historike, me traditė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Ai i pėrgėzoi banorėt e kėtij fshati pėr kontributin e dhėnė pėr LDK-nė. “Renovimi i shkollės ėshtė aprovuar, asfaltimi i rrugės ėshtė kontraktuar, nė mandatin 4-vjeēar do tė bėhet ndriēimi i tėrėsishėm i fshatit, rregullimi i kanalizimit, ujėsjellėsit tė fshatit, asfaltimi i ēdo rrugice, rregullimi i fushės sportive, kėrkesė e tė rinjve tė fshatit, bursa pėr studentė, subvencione pėr bujqėsi etj.”, ka thėnė Surdulli. Deputetja Lirije Kajtazi u tha atyre se “falėnderimet e njėpasnjėshme tuajat, qė iu drejtuan kryetarit tė tanishėm dhe tė ardhshėm, janė tė qarta. Prania juaj kaq e gjerė tregon qartė se fitorja e LDK-sė ėshtė e padiskutueshme nė Komunėn e Kamenicės. “Jam e bindur se fitorja mė 3 nėntor do t’ia jepni edhe njė mundėsi kryetarit Surdulli, qė tė vazhdojė t’i realizojė projektet e parapara edhe pėr mandatin 4-vjeēar”, ka thėnė Kajtazi. Kurse, kryetari LDK-sė, Nėndega nė Hogosht, njėherėsh kryetar i Kėshillit Lokal tė fshatit Hogosht, Haqif Agaj, tha se nėn udhėheqjen katėrvjeēare tė Surdullit, janė ndarė subvencione pėr bujqėsi, bursa pėr studentėt, asfaltimi i rrugės, pastrami i lumit tė fshatit, ndriēimi publik, rregullimi i trafostacionit, meremetitmi i Shtėpisė sė Shėndetit etj. Ndėrkaq, sekretari i LDK-sė, njėherėsh bartės i listės sė LDK-sė, Jeton Biqkaj, dhe kandatja pėr asamble komunale, Abetare Agaj, thanė se hogoshtasit gjithmonė e kanė dėshmuar se janė pėrkrahės tė mėdhenj tė LDK-sė. Andaj i ftuan tė gjithė banorėt e kėtij fshati qė mė 3 nėntor tė dalin edhe njė herė tė dėshmonjė se janė pėrkrahės tė LDK-sė dhe se i ēmojnė projektet qė janė realizuar jo vetėm nė Hogosht, por nė tėrė Komunėn e Kamenicės.