Reagim i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe kryetari i saj, akademik Isa Mustafa, e dënojnë sulmin e sotëm kundër gazetarit dhe kryeredaktorit të gazetës online Insajderi, Vehbi Kajtazi.

Në një vend demokratik, liria e mediave dhe shprehjes janë të garantuar me Kushtetutë, prandaj një veprim i tillë është i dënueshëm, i papranueshëm dhe duhet të trajtohet sa më shpejt nga institucionet e drejtësisë.

LDK kërkon nga institucionet e drejtësisë që rastin e sotëm ndaj gazetarit Kajtazi, por edhe sulmet e fundit të kësaj natyre, të zbardhen dhe të ndërmerren masat që të mos përsëritën në të ardhmen.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe strukturat e saj janë të përkushtuara maksimalisht për të kontribuar në garantimin e lirisë së mediave, të cilat janë një nga shtyllat bazë të demokracisë.