Kryetari Mustafa priti sekretaren e përgjithshme të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid

Kryetari Mustafa priti sekretaren e përgjithshme të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid

Dje, Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Akademik Isa Mustafa, priti në takim sekretaren e përgjithshme të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), Helga Schmid.

Gjatë takimit, kryetari Mustafa e informoi për proceset në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së lidhur me zhvillimet aktuale.

Duke iu referuar zgjedhjeve të fundit lokale, kryetari Mustafa tha se LDK-ja si parti fituese do të vazhdojë përkushtimin e saj për fuqizimin e shtetit duke mos lejuar kthimin prapa dhe shmangien e Kosovës nga perspektiva evropiane.

Kryetari Mustafa shprehu qëndrimet e LDK-së edhe për proceset rajonale dhe evropiane që lidhen me perspektiven evropiane të Kosovës dhe më gjerë.

Sekretarja e përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid, foli për proceset aktuale që lidhen me perspektiven evropiane të Kosovës duke çmuar rolin e LDK-së në këtë rrugë.