U mbajt mbledhja e Forumit të Gruas së LDK-së

Në mbledhjen e FGLDK-së, është diskutuar për Zgjedhjet Lokale. I pranishëm në mbledhje ishte Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa.

Kryetarja e FGLDK-së, znj. Lirije Kajtazi, i falenderoi të gjitha gratë për angazhimin e tyre në këtë proces zgjedhor, duke qenë se gruaja në LDK, që para shumë vitesh luan rol shumë të rëndësishëm në të gjitha proceset.

Poashtu, ajo tha se është e kënaqur me përfaqësimin e grave në Kuvendet Komunale, duke u bërë kështu pjesë shumë e rëndësishme e proceseve vendimarrëse.

Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, i falenderoi të gjitha gratë për rolin e tyre në këtë proces zgjedhor, ai poashtu i njoftoi që tashmë janë mbajtur takime të të gjitha strukturave të LDK-së. Poashtu ai tha se është angazhuar tërë potenciali i LDK-së, duke filluar nga Kryesia e LDK-së, Këshilli i Përgjithshëm, Deputetët, dy Forumet e LDK-së, ai i gruas dhe i rinisë dhe të gjitha degët për Zgjedhjet e raundit të dytë.

Kryetari Mustafa theksoi se LDK-ja është shembull për qeverisje deri më tani në të gjitha nivelet.

Gruaja dhe rinia janë dy shtyllat më të rëndësishme për LDK-në dhe vendin.