LDK e AAK pajtohen për bashkëqeverisje me qytetarin

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë përmbyllur marëveshjen bashkëqeverisje me qytetarin e komunës së Prishtinës, pas zgjedhjeve të 19 nëntorit bazuar në përputhjen programore, orientimet politike të dy partive të qendrës së djathtë dhe në vizionin për qeverisjen e mirë në komunë.

LDK dhe AAK kanë harmonizuar programin qeverisës për qytetin e Prishtinës dhe po dëshmojnë përkushtimin për zbatimin e projekteve në të mirë të qytetarit të komunës.

Bashkëqeverisja me qytetarin është thelbi i marrëveshjes dhe LDK e AAK përkushtohen që vizionin për integrimin dhe zhvillimin e qytetit ta bëjnë me transparencë, me qeverisje të mirë dhe llogaridhënëse. Pajtimi për bashkëqeverisje me qytetarin përmes marrëveshjes është edhe vullnet i përbashkët i anëtarëve dhe strukturave të të dyja palëve, për të avancuar proceset në qytet dhe për të vendosur forcimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *