Kryetari Mustafa u takua me kongresistin amerikan, Eliot Engel

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim mikun e madh të Kosovës, kongresistin amerikan, Eliot Engel.

Kryetari Mustafa dhe kongresisti Engel biseduan për proceset politike dhe për përkrahjen e SHBA-ve për shtetin e Kosovës.

Kryetari Mustafa e falënderoi kongresistin Engel dhe SHBA-të për mbështetjen e gjithanshme për Kosovën.

“Kosova do t’ju jetë përherë mirënjohëse për kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për popullin dhe shtetin e Kosovës”, tha kryetari Mustafa.

Gjatë takimit, kryetari Mustafa foli edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, për procesin e zgjedhjeve lokale si dhe perspektivën e zhvillimit të vendit në të gjitha fushat.

Kongresisti Eliot Engel e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen duke vlerësuar lartë rolin e LDK-së për proceset demokratike dhe zhvillimore në Kosovë.

Kongresisti Engel, po ashtu, theksoi përkrahjen e mëtejshme të tij dhe të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha fushat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *