Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa bëri homazhe te shtatorja e ish-Presidentit Rugova

Për nder të ditëlindjes së ish-Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, bashkë me kryesinë e LDK-së dhe bashkëpunëtorë nderuan jetën dhe veprën e tij.

 Kryetari Mustafa tha se ish-Presidenti Rugova është dhe do të mbetet një prej figurave më të rëndësishme jo vetëm për LDK-në por edhe për shtetin e Kosovës, i cili ka vënë themelet e shtetndërtimit të Kosovës, ka punuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës duke qenë kështu Presidenti i parë historik i Kosovës.

 “Ai do të nderohet gjithmonë nga LDK-ja dhe bashkë do ta çojmë përpara veprën e Presidentit Rugova, të zhvillojmë një demokraci të mirëfilltë ashtu siq ai e ka paramenduar dhe i ka vënë themelet, gjithmonë duke u përshtatur me ecuritë bashkëkohore dhe evropiane dhe në bashkëpunim me SHBA-të sepse gjithmonë ka qenë porosi e tij të mbajmë miqësi me SHBA-të dhe BE-në”, ka thënë kryetari Mustafa.

 Gjeni të bashkangjitur deklaratën e plotë të Kryetarit të LDK-së, Akademik Isa Musafa:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *