Reagim

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarët e Degëve të LDK-së, në mbledhjen e mbajtur sot në Prishtinë, njëzëri kanë reaguar ashpër lidhur me deklaratat e nënkryetarit të OVL të UÇK-së, në lidhje me vrasjet e veprimtarëve të LDK-së.

Gjuha e përdorur nga z. Nasim Haradinaj është e papërgjegjshme, e turpshme dhe e pamoralshme dhe ne besojmë se një deklaratë e tillë nuk përfaqëson qëndrimin e këtyre organizatave. Gjithashtu, kërkojmë nga bashkëluftëtarët e z. Haradinaj që të distancohen menjëherë nga deklaratat e tij.

Lidhja Demokratike e Kosovës është e vendosur që rastet e vrasjeve të intelektualëve të shquar që ishin pjesë e LDK-së, por edhe të gjitha krimet e kryera në Kosovë, të zbardhen nga organet e drejtësisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk ka interferuar në pushtetin gjyqësor duke dashur që organet kompetente ta kryejnë me përgjegjësi dhe paanshmëri punën e tyre. Edhe në rastin e vrasjeve politike, LDK-ja pret që organet kompetente t’i trajtojnë sa më shpejt ato dhe kryerësit të vihen para drejtësisë.

 

LDK – Zyra për Informim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *