Kryetari Mustafa u takua me anëtarë të kryesisë së degës së Zvicrës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa, priti në takim anëtarë të kryesisë së degës së Zvicrës.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë dhe procesin zgjedhor që ka kaluar Lidhja Demokratike e Kosovës, duke dalë kështu partia e parë në vend.

Kryetari Mustafa poashtu e falënderoi degën e LDK-së në Zvicër për angazhimin e tyre.

Ndërsa nënkryetari LDK-së dega në Zvicër, z. Ismet Mjaku dhe sekretari i degës z. Ajet Avdyli e falenderuan kryetarin Mustafa dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e mëtutjeshme.

 

LDK – Zyra për Informim

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *