Kryetari i GP të LDK-së z. Hoti priti në takim Apostolovën

Ju njoftojm se sot, Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Avdullah Hoti dhe dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani (Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme) dhe z. Kujtim Shala (nënkryetar i Kuvendit të Kosovës), kanë pritur delegacionin e udhëhequr nga Ambasadorja Natalia Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së, Anders Wollter i ngarkuar me punë në Ambasadën Suedeze dhe Tom Adams, Zëvendësambasador i Mbretësisë së Bashkuar.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për iniciativën e shfuqizimit të ligjit për Dhomat e Specializuara.

Delegacioni falenderoi Lidhjen Demokratike të Kosovës për qëndrimet në mbrojtje të interesave shtetërore dhe u dakorduan që të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë i LDK-së me partnerët ndërkombëtarë, njëkohësisht ata shprehën shqetësimin e thellë rreth gjendjes së krijuar para disa ditësh.

Lidhja Demokratike e Kosovës garantoi se do të vazhdojë të punoj për interesat e qytetarëve të Kosovës dhe asnjëherë nuk do të lejojë që vendi të futet në rrugë te paqarta.

Në takim u diskutuan edhe çështje të rëndësishme për shtetin tonë.

 

LDK – Zyra për Informim

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *