Sot, bëhen 19 vjet nga vrasja e veprimtarit të LDK-së, Enver Maloku

Sot, u përkujtua vepra dhe jeta e Enver Malokut, me ç’rast anëtarë të kryesisë së LDK-së dhe familjarë e bashkëpunëtorë bënë homazhe te lapidari i tij.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, z. Ismet Beqiri tha se Maloku ishte bashkëpunëtor i ngushtë i ish-Presidentit Rugova dhe vrasja e tij dhe e shumë veprimtarëve të tjerë që janë vrarë pas luftës duhet të zbardhen.

“Jemi mbledhur sot, për të nderuar figurën e madhe të Enver Malokut, njeriut të pendës, njeriut të mprehtë, njeriut intelegjent i cili punoi e kontribuoi në një kohë të vështirë të shtetit tonë. Edhe sot, shprehim dhembjen tonë për mungesën e një intelektuali të madh, mungesa e tij vërehet jo vetëm për LDK-në por edhe të gjithë Kosovës”, ka thënë z. Beqiri.

“Vazhdimisht e kemi thënë se organet e drejtësisë e kanë për obligim, t’i zbardhin këto raste dhe nuk do të rreshtim së kërkuari që të zbardhet vrasja e Enverit, aktivistëve të LDK-së dhe të gjitha vrasjet që janë bërë në Kosovë”, ka thënë ndër të tjerash z. Beqiri.

“Shpresojmë që nuk do të jetë larg dita kur do të zbardhet vrasja e Enverit dhe e veprimtarëvë tjerë”, tha Beqiri.

Ndërsa e bija e Malokut, njëherësh deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës znj. Doruntina Maloku, ka thënë se për familjen këto janē 19 vjet dhimbjeje dhe krenarie, por edhe 19 vjet pritje për drejtësi. Ajo ka bërë thirrje që vrasjet e pazbuluara të veprimtarëve politikë të ndriçohen sa më parë.

 

LDK – Zyra për Informim

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *