z. Beqiri merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasbourg

Të nderuar/a

                

Deputeti i Kuvendit të Kosovës njëherësh Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së z. Ismet Beqiri është në vizitë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasbourg, në kuadër të delegacionit të Kuvendit të Kosovës. Ai po merr pjesë në takimet e disa Komisioneve të Asamblesë Parlamentare.

z. Beqiri po merr pjesë edhe në takimet e Grupit Parlamentar të Partive Popullore të Evropës (EPP), anëtare e së cilës familje poltike është Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai sot u takua edhe me z. Joseph Daul, Presidentin e Partive Popullore Evropiane me të cilin diskutuan për situatën politike në vend dhe LDK-në.

LDK – Zyra për Informim

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *