Komunikatë për Medie – 16 shkurt 2018

Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron edhe një herë të sqarojë se Deklarata e nënshkruar ndërmjet Presidentit të Kosovës dhe atij Malit të Zi po keqintepretohet me qëllim dhe po keqpërdoret nga kryeministri Haradinaj.
Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë nënshkruar marrëveshje për të korrigjuar kufij, por, nëpërmjet një Deklarate të përbashkët, e kanë konfirmuar Marrëveshjen e vitit 2015, e cila kërkohet të ratifikohet ashtu si është nënshkruar dhe ashtu si e ka ratifikuar Mali i Zi.
Po ashtu, Deklarata e dy presidenteve, siç e thekson edhe vetë Presidenti i Kosovës, nuk ka karakter legal, është vetëm një akt i vullnetiti të mirë, prandaj nuk përbën obligim. Me të nuk është vedosur asgjë e re, prandaj pretendimi i Hardinajt është i pavërtetë.
Lidhja Demokratike e Kosovës sqaron se baza për korrigjimin e gabimeve eventuale mbetet Marrëveshja e vitit 2015.
Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron kryeministrin Hardinaj si një nga përgjegjësit kryesorë që vendi ynë është izoluar gjatë tri viteve të fundit, si përgjegësin kryesor që imazhi i Kosovës është rrënuar dhe që vedni është kthyer në pronë të liderëve politikë.
Duke e dikur këto, ai po përpiqet të krijonë opinion të pavërtetë dhe po vazhdon t’i mashtrojë qytetarët e Kosovës.

LDK – Zyra për Informim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *