z. Beqiri priti në takim Konteshën Walburga Habsburg Dagllas

  1. Beqiri priti në takim Konteshën Walburga Habsburg Dagllas

 

Prishtinë, 16 shkurt 2018

Presidentja e Unionit Paneuropian në Suedi, Kontesha Walburga Habsburg Dagllas vizitoi Lidhjen Demokratikë të Kosovës ku u prit nga Sekretari i Përgjithshëm z. Ismet Beqiri, Kryetarja e Forumit të Gruas znj. Lirije Kajtazi dhe Teuta Musa, Anëtare e Kryesisë së FG.

Sekterari i uroi mirëseardhje Konteshës Walburga duke e falenderuar për vizitën dhe kontributin e çmuar të familjes së Habsburgëve, që për shumë vite kanë dhënë për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe shprehu respektin për Ekselencën Oto von Habsburg i cili ishte mik i ngushtë i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

Poashtu z. Beqiri i falenderoi familjen që janë duke kontribuar për ndërtimin e shtetit dhe për rrugën evropiane të Kosovës.

Sekretari e znj. Habsburg njoftoi për rrjedhat politike në Kosovë, e njoftoi për suksesin që ka arritur LDK në zgjedhjet lokale duke dalur partia e parë me numër të votave në nivel vendi, gjithashtu e falenderoi që kjo vizitë po bëhet pikërisht në 10 vjetorin e pavarësisë.

Kontesha Walburga Habsburg Dagllas njoftoi se është duke punuar në një projekt të rëndësishëm për qeverisjen e mirë ku ka për qëllim që të forcohet pozita e gruas në shoqëri, të fuqizohet pozita e gruas, të ketë më shumë vende punësimi, të kenë më shumë vende udhëhëqëse në mënyrë që të plotësohen kriteret të cilat janë përcaktuese për proceset e integrimit. Këtë projekt do ta bëj duke bashkëpunuar me LDK-në si mike të çmuar për shumë vite.

Kryetarja e Forumit të Gruas znj. Lirije Kajtazi shprehu gatishmërinë që të bashkëpunojnë në realizimin e projekteve të përbashkëta posaqërisht në fuqizimin e pozitës së gruas dhe projektet e tjera të rëndësishme. Znj. Kajtazi potencoi edhe bashkëpunimin që ka pasur në të kaluarën dhe e falenderoi për përkrahjen që i ka dhënë në vazhdimësi për Forumin e Gruas të LDK-së.

LDK – Zyra për Informim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *