Anëtarë të Kryesisë të LDK-së, nderuan jetën dhe veprën e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova

Kryesia e LDK-së bashkë me shumë veprimtarë, për nder të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës nderuan jetën dhe veprën e arkitektit të pavarësisë, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.
Me guximin, urtësinë dhe mençurinë e tij Dr. Ibrahim Rugova, rrugëtoi drejt një vizioni të vetëm, LIRI, PAVARËSI DHE DEMOKRACI për Kosovën, asgjë më shumë dhe asgjë më pak.

Në emër të kryesisë së LDK-së, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, z. Ismet Beqiri tha se për nder të kësaj dite të veçantë për shtetin e Kosovës po nderojnë jetën dhe veprën e Presidentit Rugova.

“Figura e Presidentit Rugova, simbolizohet dhe është sinonimi i Pavarësisë që sot ne e gëzojmë këtë ditë. Moment krenarie dhe dhimbjeje, në të njëjtën kohë po i mungon Kosovës. Vizioni i tij dhe puna e tij mbeten burim frymëzimi si për LDK-në ashtu edhe për Kosovën”, tha ndër të tjerash z. Beqiri.

“LDK-ja sikurse Presidenti Rugova mbeten shtylla më e fortë e Kosovës, LDK mbetet partia e cila ka qëndrimin, stabilitetin dhe përkushtimin e ruajtjes dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës”, tha Beqiri.

LDK – Zyra për Informim

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *