Komunikatë për Medie

Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës, në mbledhjen që mbajti sot, vlerësoi se vendi ka hyrë në krizë të thellë institucionale dhe politike.

Qeveria nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës dhe, në bazë të rregullave të demokracisë, kjo Qeveri konsiderohet e rënë.

Temat e rëndësishme për qytetarët e vendit nuk mund të adresohen nga një qeveri e pakicës.

Si rezultat, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme.

LDK-ja fton që partitë politike të mblidhen sa më parë për të caktuar datën e zgjedhjeve, në mënyrë që këto zgjedhje të jenë të përgaditura si duhet dhe vullneti i qytetarëve të shprehet lirshëm.

LDK-ja është e gatshme që t’i nënshtrohet vullnetit të lirë të qytetarëve në zgjedhjet e pritshme.

Kryesia e LDK-së fton të gjitha strukturat e veta, në të gjitha nivelet, që të mobilizohen dhe të intensifikojnë përgatitjet e nevojshme për zgjedhje.

 

LDK – Zyra për Informim

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *