Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh keqardhje për rastin e aksidentit dhe zhdukjes së dy policëve në rrugën Hani i Elezit – Kaçanik.
Shprehim mbështetje dhe mirënjohje për punën e ekipeve të shpëtimit nga FSK, Policia dhe ekipet e tjera në terren.
Në këto momente të vështira të pritjes nga familjet e të dy policëve, të gjithë lutemi dhe bashkëndjejmë dhimbjen me ta.
LDK – Zyra për Informim