
Nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, z. Arban Abrashi sot po qëndrojnë në Sofia të Bullgarisë, në Samitin e Partive Popullore Evropiane, ku po zhvillohen takime pune në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perendimor.
Gjatë punimeve të Samitit, nënkryetari i LDK-së z. Haziri ndër të tjerash kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën, çartësimin e procesit të integrimit evropian si dhe investime më të mëdha infrastrukturore nga BE-ja.
Partitë Popullore Evropiane gjithashtu miratuan një deklaratë, ku ftohen vendet e Ballkanit Perendimor, të kultivojnë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe ku sovraniteti dhe integriteti i shteteve duhet respektuar.
LDK – Zyra për Informim