Kryetari Mustafa ngushëllon Familjen Vokrri dhe qytetarët e Kosovës pas ndarjes nga jeta të Fadil Vokrrit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Familjen Vokrri dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit kosovar, kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Kryetari Mustafa ka thënë se ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit është humbje e pakompensueshme për futbollin, për sportin në përgjithësi dhe për shtetin e Kosovës.

“Fadil Vokrri ishte futbollist brilant, njeri i dashur, kryetar i FFK-së në kohën e anëtarësimit në UEFA e FIFA, duke pas rol vendimtar në kurorëzimin e suksesshëm të këtyre dy proceseve vendimtare për futbollin e Kosovës. Fadili ishte i respektuar në të gjitha instancat e futbollit evropian e më gjerë duke e ngrituar lartë imazhin e futbollit kosovar dhe duke i hapur të gjitha dyert për FFK-në”, thuhet në telegramin e kryetarit Mustafa.

LDK – Zyra për Informim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *