Anëtarë të Kryesisë së LDK-së vizituan BIK-un me rastin e festës së Fiter Bajramit – 15 qershor 2018

Nëkrkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit

 

Prishtinë, 15 qershor 2018

Me rastin e festër së Fiter Bajramit, anëtarë të kryesisë së LDK-së, kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

“Pas muajit të Shenjtë të Ramazanit të gjithë besimtarët festojnë festën e Fiter Bajramit. Agjërimi është lartësim shpirtëror, prandaj festofshin këtë festë me sofrën plotë dhe të gjitha të mirat.

Në përgjithësi gjatë gjithë muajit besimtarët kanë qenë zemërgjerë dhe plotë mirësi për të gjithë nevojtarët”, ka thënë nënkryetari Veliu.

Paqe, tolerancë, solidaritet dhe mirësi në familjet tuaja.

Urime festa e Fiter Bajramit!

LDK – Zyra për Informim

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *