Komunikatë për Medie – 6 korrik 2018

Sot, kryetari i LDK-së Isa Mustafa mbajti takimin me kryetarë të degëve të LDK-së.

Të gjithë kryetarët e degëve mbështetën qëndrimin e kryesisë së LDK-së, se institucionet nuk kanë legjitimitet dhe vendi është në krizë institucionale.

Të gjitha degët e LDK-së e konfirmuan qëndrimin se procesi i dialogut nuk mund të udhëhiqet nga institucione jo legjitime dhe përtej kompetencave kushtetuese.

LDK pra është e gatshme të udhëheqë këtë process të rëndësishëm pas legjitimimit qytetarë në zgjedhjet e reja.

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë që ka projektuar dhe ka themeluar shtetin e Kosovës, secili proces i pakushtëzuar ndaj rendit tonë kushtetues përbën naivitet politik të rrezikshëm dhe është skajshmërisht i dëmshëm për pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

LDK do të punojë në terren për tu përgatitur për zgjedhjet e ardhshme të cilat do të nxjerrin një qeveri legjitime.

LDK – Zyra për Informim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *