Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton Xhemail Mustafën

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton Xhemail Mustafën

                                                                                      Prishtinë, 23 nëntor 2018

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton Xhemail Mustafën, në 18 vjetorin e vrasjes së tij.

Xhemail Mustafa, këshilltar dhe zëdhënës i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, ishte punëtor i palodhshëm për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta. Një ndër themeluesit dhe anëtarët e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u dallua si intelektual i shquar dhe një nga figurat më të spikatura të LDK-së.

Xhemaili shënoi dhe simbolizoi një periudhë të dinjitetit atdhetar e intelektual. Ishte zë i fuqishëm, shumë i respektuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, projektues i ardhmërisë së pavarur të Kosovës, frytet e së cilës veç sa i preku dhe nuk i shijoi. Por vazhdojnë të i shijojnë, ata për të cilët u flijua shkrimtari, intelektuali e patrioti shqiptar i Kosovës.

Xhemail Mustafa u vra mizorisht në Prishtinë, më 23 nëntor 2000, në hyrje të apartamentit të tij ku u qëllua për vdekje nga dy sulmues të cilët kurrë nuk u arrestuan.

LDK – Zyra për Informim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *