“(Pa)siguria Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Kosovë” – Konferencë e organizuar nga FRLDK

Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur sot konferencën me temën “(Pa)siguria Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Kosovë”.

Konferencën e hapi kryetari i Forumit të Rinisë të LDK-së, deputet i Kuvendit të Kosovës, Fidan Rekaliu i cili ndër të tjerash theksoi sfidat e të rinjve. Poashtu, z. Rekaliu foli për rezolutën për rininë e miratuar në Kuvend dhe nga të pranishmit kërkoj komente dhe sugjerime për të plotësuar.
Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur nënkryetari i LDK-së, z. Agim Veliu, që theksoi rolin e rinisë si pjesë e proceseve tepër të rëndësishme për LDK-në dhe Kosovën.

Nënkryetari z. Veliu në veçanti ka theksuar sfidën primare të të rinjve të posadiplomuar që dalin në tregun e punës, ku shpeshherë ata përballen me aspektin ligjor ku kushtëzohen me përvojë pune paraprake së paku dy deri në tri vjet.
z. Veliu ka folur për politikat e dëmshme të Qeverisë aktuale, si sfida shumë të mëdha për vendin tonë, të cilat përmes punës dhe politikave të LDK-së në qeverisjen e ardhshme do të tejkalohen, përkundër dëmeve që po bëhen në qeverisjen aktuale.
z. Veliu ka ofruar përkrahje dhe ka premtuar përfshirje dhe organizim të rinisë, përmes grupeve punuese të ekspertëve të fushave të ndryshme në LDK, në procese të cilat kontribuojnë në ndryshimin dhe zhvillimin e vendit.
LDK-ja në qeverisjen e saj, ka paraparë program të qartë dhe konkret në zhvillimin e rinisë.
z. Veliu gjithashtu ka kërkuar nga Forumi i Rinisë si organizata më e madhe, që pavarësisht politikave, të luftojnë shumë në përmirësimin e jetës së tyre.

Gjatë kësaj konference për sfidat e të rinjve, për politikat e mirëfillta dhe faktorë që ndikojnë në rininë kanë folur edhe ish-Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi, znj. Jehona Lushaku, Profesoreshë në Fakultetin Filozofik në departamentin e Shkencave Politike dhe z. Vehbi Miftari nga Këshilli i Ekspertëve për Kulturë, Rini dhe Sport i LDK-së.

Të rinjtë kosovarë anëtarë të Forumit të Rinisë ngritën tema që i brengosin ata si arsimi, trajnimet profesionale, punësimi, organizatat rinore, përfshirja e tyre në vendimmarrje, etj.

 

LDK – Zyra për Informim