KONFERENCA PËR MEDIE E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Prishtinë, 12 dhjetor 2018

Në përputhje me vendimet e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Grupi Parlamentar i LDK-së, në seancën e datës 14 dhjetor 2018, do të mbështesë pakon e ligjeve për transformimin e FSK-së.

Republika e Kosovës si vend sovran dhe i pavarur, sikurse çdo shtet tjetër, e gëzon të drejtën për të pasur forcat e veta të armatosura.

Ne jemi falënderues ndaj SHBA-ve dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë për mbështetjen e këtij transformimi.

Nga shpallja e pavarësisë e deri më tani, institucionet e Kosovës kanë bërë përpjekje maksimale që ky transformim të dakordohet me përfaqësuesit politik të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Forcat e Sigurisë të Kosovës janë në shërbim të të gjitha komuniteteve. Ne falënderojmë komunitetet e tjera jo shumicë në Kosovë për rolin konstruktiv gjatë këtij procesi.

Forcat e Sigurisë së Kosovës do të kontribuojnë në forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe, krahas aleatëve tanë në NATO, do të kontribuojnë për paqen kudo në botë.

 

LDK – Zyra për Informim