LDK në Klinë festoi 29 vjetorin e themelimit

Sot, Dega e LDK-së në Klinë ka organizuar manifestim për 29 vjetorin e themelimit.

Në emër të degës, të pranishmëve iu drejtua nënkryetari i degës z. Ahmet Krasniqi i cili i falenderoi të gjithë themeluesit, anëtarësinë e degës, aktivistët dhe simpatizantët të cilët pavarësisht kushteve dhe rrethanave nuk u ndalën së punuari për LDK-në dhe vendin.

Në emër të kryetarit Mustafa dhe kryesisë së LDK-së, anëtarësinë e degës së Klinës dhe të gjithë aktivistët dhe qytetarët i përshëndeti Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Avdullah Hoti.

z. Hoti ka shprehur mirënjohje dhe falenderim për të gjithë themeluesit e degës dhe të gjitha degëve tjera të LDK-së, pasi që nga vitet 1989/1990 në kohët më të vështira, kishin themeluar degë për partinë e parë në Kosovë, e cila sot ka grupin më të madh parlamentar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është partia me numrin më të madh të komunave që udhëheqen nga LDK, dhe ka mbështetjen më të madhe.

z. Hoti ka shprehur si gjithëherë gatishmërinë dhe përkushtimin e LDK-së për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës.

Gjatë muajit Janar nga viti 1990 u themeluan degët e para të LDK-së, ndër to edhe kjo e Klinës. Të gjithë themeluesit punuan në kushte të vështira, por që iu bashkangjitën me shumë vullnet dhe përkushtim partisë së parë të themeluar në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ka shënuar histori të re për Kosovën, dhe që punuan shumë për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike.