Kryetari Mustafa përkujton veprimtarët Latif Berisha dhe Agim Hajrizi

Në 20 vjetorin e rënies së veprimtarëve Prof. Latif Berisha, Kryetar i LDK Dega në Mitrovicë dhe Agim Hajrizi, Kryetar i Kuvendit të bashkimit të Sindikatave të pavarura të Kosovës, Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa dërgon këtë komunikatë për medie:

“20 vite më parë Mitrovica humbi dy figura të çmuara dhe të respektuara, Prof. Latif Berishën dhe Agim Harizin.

Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, ishin dy atdhetarët mitrovicas që kontribuan për çështjen kombëtare, për liri, pavarësi dhe demokraci.

Latif Berisha ishte Kryetar i Degës së LDK-së në Mitrovicë, politikan e veprimtar i palodhshëm, poet dhe profesor i dalluar i cili në ditë të vështira në vazhdimësi punoi për ngritjen arsimore të popullit. Kontributi i tij në fushën e arsimit, shkencës, kulturës dhe në jetën politike ishte shumë i madh.

Agim Hajrizi poashtu, atdhetar i shquar, ekonomist dhe sindikalist i paepur që kontribuoi për çështjen kombëtare. Hajrizi deri në vdekje punoi për çlirim kombëtar, për paqe dhe për ngritjen e vetëdijes kombëtare.

Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, gjithmonë do të kujtohen me nderime të larta, si dy aktivistë dhe figura të shquara për Mitrovicën dhe gjithë Kosovën.”