Postimi i Kryetarit Mustafa në 20 vjetorin e intervenimit të NATO-s

Intervenimi i Aleancës Veriatlantike ndaj caqeve ushtarake serbe, para 20 viteve, ishte dita e përcaktimit të fatit tonë. Kjo është ditë e reflektimit të vlerave demokratike e humanitare të shteteve të Perëndimit, të udhëhequra fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërhyrja e NATO-s, krahas rezistencës paqësore të ideuar dhe të drejtuar nga Presidenti Historik, Ibrahim Rugova dhe luftës heroike të UÇK-së, hapi horizontin e lirisë në Kosovë. Në vatrat e tyre të djegura e të shkatërruara u kthyen mbi një milion njerëz që ishin deportuar nga ushtria dhe forcat paramilitare serbe.
NATO dhe vlerat perëndimore janë dhe mbeten besim dhe synim i yni i palëkundur.
Gjithëherë do u jemi mirënjohës! IM