Kryesia e LDK-së mirëpret në takim Batalionin “Atlantiku”

Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Batalionit “Atlantiku” të shqiptarëve të SHBA-së, luftëtarët janë mirëpritur nga anëtarë të Kryesisë të LDK-së, kryesuar nga nënkryetari i parë z. Agim Veliu.

Z. Veliu vlerësoi rolin e luftëtarëve të Atlantikut dhe i falënderoi që u kthyen nga Amerika për ta çliruar Kosovën.
“Ju jeni në shtëpinë tuaj dhe ju jemi mirënjohës tërë jetën për sakrificën tuaj. Lavdi bashkëluftëtarëve që nuk janë më në mesin tonë” u shpreh z. Veliu.

Në emër të këtij delegacioni Kryesinë e LDK-së e përshëndeti z. Hysni Syla i cili ndau emocione nga e kaluara dhe shprehu dashurinë për atdheun.

Liria, Pavarësia dhe Demokracia ishin tri fjalët që na bashkuan në luftën tonë.

Të pranishëm ishin edhe nënkryetari z. Haki Rugova, sekretari i përgjithshëm z. Ismet Beqiri, kryetarja e FG znj. Lirije Kajtazi, kryetari i GP z. Avdullah Hoti, anëtarët e Kryesisë z. Anton Quni dhe znj. Vlora Dumoshi si dhe zëdhënësi z. Besian Xh Mustafa.