Kryetari Mustafa përkujton Heroin Sali Çekaj

Në 20 vjetorin e rënies heroike të Sali Çekajt, kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa dërgon këtë komunikatë për medie:

“Me krenari kujtojmë Heroin e Kosovës, Sali Çekaj i cili ra 20 vite më parë në Betejën e Koshares për lirinë e Kosovës.

Sali Çekaj veprimtarinë ushtarake e ndërlidhi me veprimtarinë e tij politike duke u bashkuar në rrugëtim me Presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova për liri, pavarësi dhe demokraci.

Sali Çekaj, me madhështinë e kontributit të tij për çështjen kombëtare, la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të shtetformimit në Kosovë. Të gjithë qytetarët e Kosovës e nderojnë dhe respektojnë veprën e Heroit Sali Çekaj dhe veprën e tij e ruajmë si trashëgimi të Kosovës.

Lavdi e përjetshme për Heroin Sali Çekaj!”