Kryetari Mustafa uron festën e Pashkëve

Me rastin e festës së Pashkëve, kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa dërgon këtë telegram urimi:

“Të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë, për shumë mote ua urojë festën e Pashkëve.

Le të sjellë kjo festë paqe, solidaritet dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja.

Festa të tilla le të shtojnë besimin në vlerat tona në jetën tonë të përbashkët.”