Telegram Ngushëllimi

Me rastin e vdekjes së veprimtarit Idriz Gërvalla, Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:

“Me pikëllim morra lajmin se është ndarë nga ne fizikisht atdhetari i devotshëm dhe veprimtari i çështjes kombëtare Idriz Gërvalla.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve, me të cilët ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.”