Kryetari Mustafa takoi kongresmenin Hultgren

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës ka takuar kongresmenin Randy Hultgren.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend. Kryetari Mustafa e njoftoi z. Hultgren për qëndrimet e LDK-së karshi zhvillimeve të fundit dhe interesave të vendit. Temë qendrore e takimit ishte bashkëpunimi ekonomik, veçanërisht në nivel të sektorit privat, mes SHBA-ve dhe Kosovës. Kryetari Mustafa falënderoi z. Hultgren për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Amerika Kosovës në fushat e ekonomisë, arsimit, ushtrisë, sigurisë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për shtetndërtim.

Kongresmeni Hultgren shprehu vullnetin e SHBA-ve për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin historik mes dy shteteve tona dhe përgëzoi rolin konstruktiv të LDK-së në të gjitha proceset shtetformuese në Kosovë këto tri dekadat e fundit.