Kryetari Mustafa ka pritur në takim Ambasadorin e Turqisë, Çağrı Sakar

Sot, kryetari Mustafa priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Sakar për qëndrimin dhe përkushtimin e LDK-së mbi zhvillimet aktuale politike në Kosovë.

Gjatë këtij takimi me theks të veçantë, është diskutuar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm mes të dyja vendeve në fushat e arsimit, kulturës, shëndetësisë, sundimit të ligjit dhe ekonomisë, veçanërisht rritjes së tregtisë, investimeve, prodhimit dhe punësimit.

Kryetari Mustafa falënderoi Ambasadorin Sakar për kontributin e Turqisë ndaj FSK-së dhe transformimit të saj në Ushtri duke nënvizuar se siguria dhe stabiliteti i Turqisë janë të lidhura ngushtë me sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit dhe regjionit.

Ambasadori Sakar e falënderoi kryetarin Mustafa për mikpritjen dhe vlerësoi rolin konstruktiv të LDK-së në proceset shtetformuese në Kosovë.

Në takim ishin të pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri dhe zëdhënësi, Besian Mustafa.