Kryetari Mustafa ka pritur në takim Ambasadoren e Finlandës, Stjernvall

Gjatë ditës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka mirëpritur në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadoren Stjernvall në lidhje me qëndrimet e LDK-së për situatën aktuale politike.

Poashtu, kryetari Mustafa e falënderoi shtetin e Finlandës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm me Finlandën.

Ambasadorja Stjernvall falenderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe vlerësoi rolin konstruktiv të LDK-së në proceset e Kosovës. Njëkohësisht, rikonfirmoi zotimin e shtetit të Finlandës për përkrahjen e Kosovës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Të pranishëm në takim ishin, ish-zëvendësministri Bajram Gecaj dhe zëdhënësi Besian Mustafa.