Kryetari Mustafa të gjithë qytetarëve ua uron Festën e Fitër Bajramit

Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram urimi:

“Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, urime Festa e Fitër Bajramit.

Në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, pas një muaji agjërimi, le të pranohen të gjitha lutjet e besimtarëve myslimanë. Uroj që solidariteti dhe mirëkuptimi të zotërojnë në familjet tona.

Festat e tilla forcojnë besimin në vlera të larta njerëzore të dashurisë, sakrificës, faljes dhe solidaritetit. Poashtu, dëshmojnë dhe forcojnë unitetin qytetar dhe tolerancën ndërfetare në Republikën e Kosovës.

Paqe dhe gëzime në familjet e juaja. Urime!”