Mbledhje komemorative për Prof. Dr. Skender Gashi

E nderuar anëtarësi e LDK-së, të nderuar qytetarë,

Nesër (e martë), më datë 2 korrik 2019, në orën 12:00, nën organizimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta e veprimtarit të çështjes kombëtare dhe LDK-së, Prof. Dr. Skender Gashi.
Mbledhja komemorative mbahet në sallën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë.
Ftoheni të merrni pjesë!