Kryetari Mustafa kujton Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut

Me rastin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë komunikatë për medie:

“Miratimi i Deklaratës Kushtetuese më 2 Korrik 1990 ishte akti me rëndësi vendimtare për historinë e re të Kosovës.

Kjo deklaratë ishte padyshim pikënisje e ndërtimit të shtetësisë së Kosovës. Ky akt me vlera të veçanta historike ishte gjithashtu shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Shpreh mirënjohje të thellë për deputetët e Kuvendit të atëhershëm të cilët me përkushtim dhe vendosmëri në rrethana të jashtëzakonshme miratuan këtë deklaratë, duke shpallur Kosovën njësi të barabartë në federatën jugosllave.

Përpjekjet e popullit të Kosovës për pavarësi do të kujtohen në të gjithë brezat”.