Fokus të veçantë do të kemi përkrahjen për bujqësi

Kryeministri Hoti vizitoi ndërmarrjen tregtare “Doni Fruits Shpk”, që mirret me grumbullim, kultivim dhe distribuim të pemëve dhe perimeve. 

“Kemi bërë dyfishimin e subvencioneve që ka rezultuar me një ngritje të prodhimit vendor. Plani ynë për bujqësi në të ardhmen është konkret, do t’i rritim grantet, do të përkrahim fermerët dhe kompanitë për qasje në kredi përmes fondit për garanci kreditore, do ta përfundojmë masterplanin që njëherë e përgjithmonë do të zgjidhë çështjen e ujitjes së tokave.

Kemi bërë aplikimim online dhe plotësisht transparent për grante që ka rritur besimin e bujqve për të aplikuar”, tha Kryeministri Hoti.

Ai theksoi se ishte me të vërtetë kënaqësi për të vizituar një kompani që ka filluar sikur biznes familjar dhe tani është bërë një korporatë.