Kryetari Mustafa diskuton në takim me zyrtarët e EPP-së

Sot, kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe kandidati i LDK-së për kryeministër, z. Avdullah Hoti kanë zhvilluar një takim online me nënkryetarin e EPP-së, z. David McAllister, Andrey Kovatchev, Eurodeputet, Koordinatori i AFET, z. Michael Gahler Mep, z. Lukas Maandl MEP, Raportuesi i EPP-së për Kosovën, Daniel Braun, shef i zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer në Kosovë, Bozena Marciniak, anëtare e grupit të EPP-së për Ballkanin Perëndimor, Pawel Gras, Shef i Kabinetit të Presidentit të EPP-së, Christian Kremer, zëvendës sekretar i grupit të EPP-së, Patrick Voller, sekretar i mardhënieve me jashtë dhe Julia Lisens, këshilltare e grupit të EPP-së. 

Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa foli për gjendjen aktuale politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate.  

Ai i njoftoi delegacionin e EPP-së për zhvillimin e procesit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe punën e kandidatit tonë për kryeministër. 

U vlerësua që z. Hoti si kryeministër ka kryer një punë shumë të mirë dhe që disponimi i strukturave të LDK-së është shumë i mirë dhe cdo ditë po rritet më shumë.  

Po ashtu kryetari Mustafa u shpreh i përkushtuar për objektivat e LDK-së, përfshirë zhvillimin ekonomik, rritjen e punësimit, forcimin e ligjit dhe rendit dhe anëtarësimin e Kosovës në BE. 

Anëtarët e EPP-së shprehën urimet më të mira për kryeministrin Hoti dhe gatishmërinë për mbështetjen e tyre gjatë gjithë proceseve. 

Lidhja Demokratike e Kosovës do të punoj shumë për SHTETIN e Kosovës krahas programit të Partive Popullore Evropiane.