Kryetari Mustafa përkujton prijësin shumëvjeçar të Istogut, Fadil Ferati

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në 11 vjetorin e vdekjes, përkujton sot kryetarin shumëvjeçar të Istogut, nënkryetarin e LDK-së, veprimtarin e shquar të Kosovës, Fadil Feratin. 

“Fadil Ferati, prijësi shumëvjeçar i Istogut dhe proceseve të Kosovës, para 11 vitesh u nda fizikisht nga ne, por vepra e tij do të kujtohet përjetësisht. 

Ai ishte intelektual, miku më i mirë i qytetarëve të Istogut, veprimtar i LDK-së dhe Kosovës, lider popullor që në të gjitha garat ai doli fitues sepse ai atëherë kishte lidhur paktin me qytetarët e Istogut; do të ishte i afërt me problemet e tyre të përditshme dhe do të ishtë gjithnjë në krye të përgjegjësive politike e kombëtare, prandaj fitorja dhe popullariteti i tij nuk ishte i rastësishëm. 

Ndarja nga jeta e tij ishte një zbrastirë e pa zëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë qytetarët e Istogut dhe gjithë Kosovës, ndërsa LDK-ja humbi politikanin jo të zakonshëm dhe njërin nga kolosët e saj. 

Istogu dhe Kosova do ta përkujtojnë përherë njeriun e tyre model, Fadil Feratin!”