Hoti: LDK-ja ka prezantuar program që qartë zhvillimi, të tjerët bënë propagandë

Kryeministri Avdullah Hoti, në përmbyllje të fushatës zgjedhore, tha të premten se vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar program të qartë dhe të matshëm zhvillimi, përderisa të tjerët u morëm me propagandë dhe linçime. 

“Vetëm ne kemi prezantuar program të plotë në këtë fushatë zgjedhore, program konkret për zhvillim ekonomik përmes fuqizimit të sektorit privat. Ne do të lehtësojmë qasjen në financa, do të forcojmë fondin për garantimin e kredive, do t’i subvencionojmë normat e interesit për bujq dhe do të rrisim grantet për gratë dhe të rinjtë. Do të zvogëlojmë licencat për biznese, do të bëjmë fiskalizimin digjital dhe do të liberalizojmë tregun e energjisë”, tha Hoti. 

Ai shoi se vetëm ne e kemi përvojën e nevojshme dhe vullnetin të bëjë ndryshime në sistemin e drejtësisë, përmes një procesi transparent të vetingut. 

“Ne, për 7 muaj qeverisje, e hoqëm nga diskursi publik fjalën korrupsion. Sepse ne qeverisëm me duar të pastra. Sepse Lidhja Demokratike nuk angazhohet për pushtet, por për shtet”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër. 

Hoti potencoi se vetëm Lidhja Demokratike ka treguar se respekton ndarjen e pushteteve. “Ne e kemi dëshmuar këtë me veprime konkrete në vazhdimësi. Sepse shteti është shtet, kur respektohen ndarja e shtyllave të shtetit. Vetëm me një qasje të tillë, na hapet rruga për integrim euro-atlantik.Vetëm ne e respektojmë lirinë e shprehjes dhe promovojmë tolerancën”, tha ai. 

Hoti i ka ftuar qytetarët, të të gjitha moshave, burra e gra, djem e vajza, që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë Lidhjen Demokratike, me numrin 132.