Hoti fton qytetarët që të shfrytëzojmë të drejtën e tyre për të votuar

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Servetja, kanë votuar të dielën në Fakultetin Filologjik në Prishtinë. 

Me këtë rast kryeministri Hoti i ka ftuar gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote që sot ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, sepse, siç tha ai “sot është dita e tyre, kur ata sot thonë fjalën e tyre”. 

“Falënderoj të gjithë ata që po kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, duke filluar nga stafi i KQZ-së, komisionaret, monitoruesit vendorë dhe ndërkombëtarë për punën e tyre. Pres që të kemi një proces të rregullt zgjedhor, në mënyrë që të mirëmbajmë standardet e organizimit të zgjedhjeve të rregullta, sipas standardeve më të mira evropiane”, tha Hoti. 

Ai tha se Kosova do të dëshmojë se kemi kapacitete “të mbajmë zgjedhje të lira demokratikë, ku qytetarët lirshëm, thonë fjalën e tyre”.