Mustafa fton qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje për forcimin e shtetit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Qefserja, ka votuar të dielën në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, ku i ka ftuar qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe obligimin qytetar për të votuar në zgjedhje për forcimin e shtetit. 

“Shpresoj që të gjithë qytetarët do të votojnë për demokratizimin e mëtutjeshëm të vendit, për zhvillim ekonomik, për prosperitet dhe për forcim të shtetit të Kosovës”, tha Mustafa.