Kryetari Abdixhiku nderon sakrificën e Jasharajve

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe të Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. 

Në këtë vizitë, kryetari Abdixhiku është pritur dhe shoqëruar nga kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari. 

“Sot, kemi ardhur për të nderuar themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës, për të kujtuar sakrificën e Jasharajve. Këtë sakrificë, ne, jo vetëm që e nderojmë por ajo na shërben si inspirim dhe motiv për të punuar drejtë për këtë vend. Si klasë politike, si pjesë e jetës parlamentare dhe aktivitetit tonë politik dhe partiak, tradicional, të tashëm dhe të së ardhmes, do të nderojmë jo vetëm sakrificën e Jasharajve, jo vetëm motivin e lënë nga ta, por edhe kontributin e dhënë për këtë vend në të gjitha kohërat.

Jemi të interesuar të shërbejmë mbarë dhe drejt, si LDK dhe jo vetëm, me të gjitha rolet që kemi, për të kontribuuar për shtetin tonë, gjithmonë duke nderuar dhe kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme që fillon në Prekaz”, tha kryetari Abdixhiku.