Kryetari Abdixhiku priti në takim Ambasadorin Szunyog

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku priti në takim Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.  

Kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Szunyog për procesin e sukseshshëm zgjedhor brenda LDK-së dhe qëndrimin e LDK-së rreth situatës aktuale politike në vend dhe formimit të institucioneve të Kosovës. 

Po ashtu kryetari Abdixhiku shpalosi platformën e tij politike për zhvillimin ekonomik të Kosovës, sundimin e ligjit, integrimin e Kosovës në BE, liberalizimin e vizave dhe cështje të tjera me rëndësi për Kosovën dhe qytetarët e saj. 

Ambasadori Szunyog e uroi kreun e LDK-së për detyrën e re dhe ofroi mbështetjen e tij si përfaqësues i BE-së për Kosovën.