Kryetari Abdixhiku priti në takim Ambasadorin Rohde

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. 

Kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin gjerman rreth zhvillimeve në LDK, platformën e tij politike dhe qëndrimet e LDK-së rreth proceseve politike në të cilat po kalon vendi ynë. 

Kryetari Abdixhiku e falënderoi Ambasadorin Rohde për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës gjatë të gjitha proceseve. 

Ambasadori Rohde e uroi kryetarin Abdixhiku për detyrën dhe ofroi mbështetjen e tij në thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.