Kryetari Abdixhiku përkujton masakrën e Krushës së Madhe

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 22 vjetorin përkujton masakrën në Krushë të Madhe.

“Sot, përkujtojmë njërën prej masakrave më të tmerrshme që kanë ndodhur në Kosovë. Ndër krimet më të tmerrshme të Serbisë, atë në Krushë të Madhe, ku u vranë dhe masakruan 243 shqiptarë, civilë të pafajshëm. 

Poashtu, përkujtojmë dhe nderojmë sakrificën e familjes Berisha nga Suhareka, ku, më 25 mars 1999, anëtarët e saj u vranë nga forcat e regjimit të Millosheviçit.  

Vrasjet dhe masakrat e shqiptarëve shokuan botën mbarë dhe vunë në lëvizje diplomacionë perëndimore për ta ndalur gjenocidin në Kosovë. 

Shumë familje, ende jetojnë mes dhimbjes dhe forcës nga mungesa e më të dashurve të tyre, prej të cilëve, shumë janë ende të pagjetur. 

Pa sakrificën e këtyre familjeve, liria e sotme nuk do ta kishte kuptimin e njëjtë.  

Lavdi të rënëve për liri!”