Kryetari Abdixhiku pret në takim Ambasadorin Orlando

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me nënkryetarin z. Muhaxheri kanë pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Nicola Orlando, me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve. 

Kryetari Abdixhiku e falënderoi Ambasadorin Italian për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë, si dhe e njoftoi atë për prioritetet dhe qëndrimet e LDK-së karshi proceseve aktuale në të cilat po kalon Kosova.