Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përkujton veprimtarin, Nimon Alimusaj

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 11 vjetorin e vdekjes përkujton veprimtarin Nimon Alimusaj. 

“Nimon Alimusaj i përket plejadës së personaliteteve më të spikatura të kombit që u udhëhoqën nga ideali më sublim – ai i lirisë. Ai u bashkangjit në grupin e intelektualëve e atdhetarëve të tjerë që u angazhuan me tërë qenien në lëvizjen për pajtimin e gjaqeve, duke pajtuar shumë familje dhe unifikuar qytetarët e Kosovës në përpjekjet e tyre për clirim. 

Nimoni ishte veprimtar i palodhshëm i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai kishte virtyte të larta njerëzore e kombëtare. 

Nimon Alimusaj punoi e veproi në rrethana të vështira për vendin tonë, megjithatë ai asnjëherë nuk u tremb dhe nuk e zvogëloi aktivitetin e tij. 

Nimon Alimusaj ishte anëtar i Kryesisë së LDK-së, deputet dhe profesor i gjuhës shqipe.  

LDK-ja dhe të gjithë qytetarët e Kosovës do ta kujtojnë veprën e Nimon Alimusajt me nderimet më të larta.”